Sapo kanë publikuar këngën e tyre të re Greta dhe Eni Koçi me titull “Me mu” dhe publiku e ka gjetur menjëherë se ku është vjedhur. Kënga origjinale është kënduar nga artistja nga Rumania Oana Radu & Dr. Mako feat Eli me titull “Tu”.

Artistët rumunë e kanë publikuar këngën në 13 Maji të 2014. Kënga plagjaturë po qarkullon në rrjetet sociale sot. Kjo nuk është hera e parë që artistët shqiptar vjedhin këngë të cilat janë shumë të njohura në vende të ndryshme dhe i sjellin për publikun shqiptarë si punë të tyre. Poshtë keni të dy këngët nga motrat Kocci dhe reperi kosovar Gold Ag dhe këngën origjinale nga Oana Radu & Dr. Mako feat Eli.

Artikulli paraprakDHJETORI I LIRISE, LARG DHE AFER
Artikulli tjetërFITOJNË DY SKUADRAT E AKADEMISË VLLAZNIA