Ishte një vrasje.

Kështu e cilësojnë banorët e zonave të përmbytura grevën 17 orëshe. Ata tregojnë se arsyeja pse vendosën të dalin nga greva e urisë është biseda me kreun e sindikatës Albert Tukaj dhe kryebashkiaken Voltana Ademi. Greva e banorëve të Livadeve pritet të rinisë sërish me 29 janar menjëherë pas protestës. Banorët që zhvilluan grevën 17 orëshe shprehen se përjetuan momente tejet të vështira. Tregojnë se greva e urisë zhvillohet se dëmi nga përmbytjet është i konsiderueshëm. Banorët e zonave të përmbytura janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund kauzës së tyre duke kërkuar paratë edhe për dëmet që qeveria ende nuk i ka njohur përmes një vendimi.