8 grevistët e lagjes Livade të thirrur nga prokuroria nuk kanë shkuar në Tiranë për të protestuar përpara kryeministrisë apo ministrisë së energjetikës siç premtuan sepse u është thënë që duhet një leje nga policia të cilën nuk e disponojnë.

Ndjekia që po i bëhet në gjendje të lirë nga prokuroria 8 grevistëve për organizim të paligjshëm të grevës të para një muaji sipas tyre nuk është e drejtë. Grevistët tregojnë se çfarë u është komunikuar në prokurori kur janë marrë në pyetje. Në të ardhmen protestat e banorëve të përmbytur të Shkodrës do të vijojnë për të kërkuar dëmshpërblimet e padhëna të viteve 2010-2011.

Artikulli paraprakPAA, PREZANTON KANDIDATIN PËR DEPUTET
Artikulli tjetërGJYKATA E APELIT ZHVENDOSET NË GODINËN E RE