Një tiranas shpëton Vllazninë duke i mundësuar udhëtimin drejt Korçës një ditë përpara ndeshjes me Skënderbeun. Drejtori Sportiv dhe trajneri në detyrë Armir Grima nënqesh dhe ironizon me këtë fakt që një tirnas si Lutfi Nuri i vjen në ndihmë Vllaznisë në këto moment të vështira.
Skënderbeun Grima e vlerëson por thotë se Vllaznia në këtë përballje do të kërkojë që të marrë maksimumin. Sa i përket mungesave, trajneri Grima shprehet se beson edhe tek ata lojtarë që do futen si zëvendësues në këtë përballje të vështirë me Skënderbeun…. Vllaznia ndodhet në një moment kritik përpara sfidës me Skënderbeun sepse përveç mungesës së parave, ekipi është me pikë të barabarta me Bylisin e vendit të parafundit duke rrezikuar kështu mbijetesën.