Teksa vaksinimi kundër gripit ka nisur prej disa javësh, të shumtë janë qytetaret të cilët përshkak të problemeve të ndryshme shëndetësore e kanë të pamundur për tju drejtuar qendrave shëndetësore.Përballë kësaj situatë në Lezhë vaksinimi po bëhet edhe në shtëpi.Iniciativa është ndërmarrë nga infermieri i Qendres Shëndetësore të qytetit Bardhok Lalaj, i cili prej fillimit të muajit tetor po troket në çdo dere ku ka përsona përsona të sëmure që nuk mund të lëvizin nga shtëpia.

Infermieri Bardhok Lalaj thotë se deri më tani ka relizuar mbi 100 vaksina anti-grip nëpër shtëpia dhe ky shërbim po pritet mjaft mirë nga qytetaret.

Ofrimi i shërbimit të vaksinimit në shtëpi është pritur mjaft mire kryesisht nga të moshuarit të cilët e kanë të pamundur për të lëvizur.

Prej fillimit të muajit tetor në Lezhë kanë mbërritur rreth 6 mijë vaksina antigrip, ndërsa proçesi po ecen shumë mirë, thotë Drejtoresha e Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetëor Zojë Zefaj.

Vaksinimi kundër grupit në Lezhë po vijon në të gjitha qendrat shëndetësore, ndërsa përsonat më të interesuar janë të moshuarit dhe të sëmuret kronik.

Artikulli paraprakKANCERI I GJIRIT, STILI I JETESËS FAKTOR
Artikulli tjetërALBUMI CD ME MUZIKË KLASIKE