Gris pasaportën për të ‘mashtruar’ policët, arrestohet trafikanti shqiptar

 

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar natës mes së dielës dhe së hënës në Itali për emigracion klandestin. Shqiptari L.K. ndodhej në një lokal në Pianiga të Venecias së bashku me një mik, kur aty arritën efektivë të policisë. Sjellja e shqiptari ka tërhequr vëmendjen e agjentëve, të cilët vendosën ti bën një kontroll atij dhe personit me të cilin shoqërohej, edhe ai shqiptar, raportojnë mediat lokale. 34-vjeçari është parë teksa griste faqet e pasaportës. U zbulua se ai ishte dëbuar nga Itali, pasi ishte dënuar me 8 vite burg për trafik droge, por ai e kishte shkelur urdhrin e gjykatës, duke hyrë në territorin italian.