Një grua e bllokuar prej 4 orësh nga rrjedha e lumit në Nesarak të Armenit në Vlorë u shpëtua pak minuta më parë nga Njësia e Helikopterëve të Shëndetësisë dhe eshte ransportuart drejt QSUT.

Ekipi i mjekëve të Njësisë së Helikopterëve i dhanë ndihmën e parë duke e nxjerrë nga rreziku për jetën. Gjithashtu Forcat e Armatosura pasditen e sotme kanë evakuuar një grua me dy fëmijë të vegjël në Levan të Fierit, të cilët për më shumë se dy orë ishin bllokuar në banesën e tyre, në pamundësi për tu larguar, për shkak të prurjeve të shumta.

Në gatishmëri janë edhe autoambulancat, të cilët transportuan drejt spitalit të Vlorës disa banorë të evakuuar nga zonat e përmbytura.

Artikulli paraprakARRESTOHET NË KUFI SHQIPTARI, U KAP ME 54 KG DROGË
Artikulli tjetërNXIRRET NGA LUMI FURGONI PASAGJERËVE