Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka zbuluar një skemë të futjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në burgun e Fushë Krujës duke pezulluar nga detyra tetë punonjës deri në përfundimin e hetimeve që kanë nisur prej disa muajsh nga prokuroria.

Burime nga drejtoria e Burgjeve thanë se Shkëndije Rama ishte personi që fuste lëndën narkotike në burg për burrin e saj të dënuar po për kanabis, Isuf Rama. Bashkëshotrja e Isuf Ramës e fshihte hashashin në vendet intime duke lehtësuar kështu kalimin.

Një tjetër armë e fortë në dorën e hetuesve janë edhe përgjimet telefonike mes të dënuarit dhe bashkëshortes së tij Shkëndijes ku flitet për sigurimin dhe mënyrën e kalimit të kontrollit.

Masa e parë e marrë nga Burgjet pas zbulimit të rastit ka qenë pezullimi i dy punonjësve që dyshohen se nuk kanë ushtruar kontrolle të mjaftueshme, ndërsa më pas të njëjtin fat kishin edhe gjashtë efektivë në regjimin e brendshëm.

Isuf Rama tani duhet të përballet edhe me një tjetër akuzë dhe proces, ndërsa bashkëshorten e tij ndodhet në “arrest në shtëpie”. Ndërkohë që sot janë shkarkuar nga ministrja e Drejtësisë 13 drejtorë të policisë në sistemin e burgjeve në vend ..

Punonjësit e burgjeve që janë pezulluar;
1-B. A, i datëlindjes 18.06.1968, lindur në Lezhë e banues në Tiranë, me detyrë specialist i regjimit të jashtë;
2-S.Xh, e datëlindjes 25.02.1964, lindur në Dibër e banuese në Tiranë, me detyrë kontrollore e familjareve;

3-L.C, e datëlindjes 31.03.1961, lindur e banuese në Fush Krujë, me detyrë kontrollore e familjareve.
4-L. S, i datëlindjes 16.04.1964, lindur e banues në Fush Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

5-A.D, i datëlindjes 18.07.1979, lindur e banues në Fush Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;
6-O.K, i datëlindjes 07.07.1986 lindur e banues në Fushë Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

7-D. P, i datëlindjes 10.11.1968, lindur e banues në Fushë Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;
8-L.C, i datëlindjes 21.01.1973, lindur e banues në Krujë, me detyrë. Punonjës policie në regjim të brendshëm.

Artikulli paraprakBIZNESMENI KORÇAR QËLLON VETEN BRENDA LOKALIT TË TIJ
Artikulli tjetërKOKAT E POLITIKANËVE NË NJË EKSPOZITË,TABLO TË PAZAKONTA