Gruaja hidhet nga pallati dhe humb jetën

Një grua në Tiranë i ka dhënë fund jetës duke u hedhur pallati ku jetonte. Gjatë ditës së djeshme, Xh.R., 59 vjeçe, ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, ka njoftuar sot policia. Nga veprimet e kryera rezulton, se në gjendje depresioni, gruaja është hedhur nga ballkoni i banesës nga kati i tretë. Ajo u dërgua nga familjarët në gjendje të rëndë, ku pavarësisht ndihmës së dhënë gjeti vdekjen si pasojë e plagëve të marra. Paraprakisht bazuar dhe në deklarimet e familjarëve bëhet me dije se e ndjera prej kohësh vuante nga depresioni, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Artikulli paraprakALKOOLI VRET 43-VJEÇARIN NË VLORË
Artikulli tjetërHYJNË TË GRABISNIN VILËN E POLICIT, PLAGOSET SHQIPTARI