Shoqata “Gruja tek gruja” ishte e instaluar ne sheshin “Luigj gurakuqi” ne kuadër te 16 diteve portokalli. Një forme tjetër e dhunës siç është dhunimi i privatësisë se gruas është vene ne formën e nje pyetësori ku te gjitha femrat kishin mundësi te bëheshin pjese e këtij sondazhi.

Përfaqësuesja Besara Podgorica kërkoi mbështetjen e qytetareve ne këto nisma te cilat kane marre mbështetjen edhe te organizatave te tilla ne ballkan. Ne 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me baze gjinore 25 nëntor-10 dhjetor zyra për djem dhe burra përgatitën një aktivitet sensibilizues ne rrugët e qytetit duke ftuar te gjithë meshkujt te firmosin ne aspektin moral vendimin e tyre ne te qenurit kundër dhunës ne familje.Me këtë rast qytetaret kishin mundësi qe të  bëhen pjese e këtij sensibilizimi ne stendën prane ish kinema verore. Shkodra është bere prej 2 ditësh pjese e marshimit kundër dhunës. Ne aktivitete qe kane mbledhur te gjithe perfaqesuesit e pushtetit vendor se bashku per ti thene JO dhunes ndaj gruas.