Një konflikt mes dy bashkëshortësh ka përfunduar keq në kryeqytet.

Pas një sherri me të shoqin, gruaja është vetëhelmuar dhe tani ndodhet në spital në QSUT në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, në banesën e një çifti të ri. Pas konfliktit me bashkëshortin, gruaja 29-vjeçare me iniciale A.B., është vetëhelmuar, ndërkohë që burri i saj, Mikel.B., 36 vjeç është arrestuar nga policia për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakSONTE STARTON CHAMPIONSI, JA DUELET E MBRËMJES SË PARË
Artikulli tjetërAHMETAJ ME GAZETARËT: LAJME TË MIRA NGA EKONOMIA