E kërkonte nipin prej 2 vitesh dhe gjëja e fundit që i kishte shkruar ndërmend ishte se ai nuk ishte larguar kurrë nga shtëpia.

Një gjyshe bëri një zbulim të tmerrshëm, kur gjetur trupin e dekompozuar të nipit të saj në papafingo. Zanobia Richmond, 65 – vjeç, dëgjoi një zhurmë që vinte nga lart në shtëpinë e saj dhe teksa shkoi për të kontrolluar gjeti trupin e dekompozuar të Dyquain Rogers, i zhdukur në 2014 –ën. Trupi kishte rënë mbi derën e papafingos dhe zyrtarët besojnë se i përket të riut që u shpall i zhdukur pasi një ditë nuk shkoi në punë. Qyquain ishte vetëm 21 – vjeç kur u pa i gjallë nga gjyshja e tij dhe postimet e fundit në Facebook tregojnë se ishte i mërzitur për diçka. Sipas policisë në Pensilvani, ky është një ndër rastet e rralla që mbetet ende mister. Dyshohet se trupi ndodhej në papafingo pasi i riu mund të kishte kryer vetëvrasje, por familja e tij e përjashton me forcë këtë mundësi. Ata kërkojë nga autoritetet zbardhjen sa më parë të vdekjes së të riut.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSA SHPESH DUHEN LARË ÇARÇAFËT, XHINSET APO FLOKËT…
Artikulli tjetërNUK I NDAHEN TËRMETET ITALISË