
Qindra familje të fshatit Grudë e Re nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Nisur nga këto kushte, ata detyrohen të blejnë çdo ditë ujin, cka do të thotë kosto të tjera shpenzimi përgjatë muajit, për të krijuar kushtet minimale të jetesës. Banorët, të pyetur nga Star Plus tregojnë se situata është shumë e vështirë gjatë verës, për shkak të temperaturave të larta.
Deri më tani, situata nuk ka marrë zgjidhje. Banorët tregojnë se rrjeti I ujësjellës kanalizime është ndërtuar prej vitesh, por duket se nuk funksionin prej vitesh.






