
Kjo është pamja e parë që të ofrohet sapo hyn në fshatin Grudë të Njësisë Administrative Rrethina. Depozita uji me dhjetëra litra të vendosura në çdo tarracë, dhe një sërë tubash që përshkojnë muret e pallateve nga lart-poshtë. Për banorët e kësaj zone, kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar ujin e pijshëm.
Për t’i bërë ballë kësaj situate emergjente që zgjat prej dekadash, familjet janë detyruar të investojnë vetë në depozita e pompa ujit , duke krijuar një rrjet kaotik që dëmton edhe strukturën e pallateve, por pa pasur asnjë alternativë tjetër.
Përderisa çështja e furnizimit mbetet pezull, banorët e Grudës vazhdojnë të varin shpresat te depozitat e tyre në tarracat e pallateve.






