Rreth 3 km rrugë që lidh fshatin Grudë e Re me fshatrat Kullaj e Guci e Re është amortizuar totalisht, duke penguar në mënyrë të vazhdueshme 500 banorë që jetojnë në këtë zonë.

Këta të fundit shprehen se problematike mbetet edhe hedhja e mbetjeve urbane dhe inerte përgjatë fushës së aviacionit. Kjo rrugë shërben edhe për të lidhur njësinë Administrative Rrethina me atë të Postribës, por pavarësisht rëndësisë që përfaqëson, ndërhyrje nuk ka patur. Të vetmet materiale që hidhen në këtë aks rrugor janë mbetjet inerte, që shpeshherë bëhen vështirësi për kalimin.

Artikulli paraprakPYJET, GJONAJ: SKEMA E RE VEND PËR ABUZIME
Artikulli tjetërGJEÇAJ: VLLAZNIA KËRKON FITOREN NDAJ TIRANËS