
Banorët e fshatit Grudë e Re në njësinë administrative Rrethina, prej vitesh vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore. Situata bëhet më e vështirë gjatë stinës së dimrit si shkak i reshjeve të shiut. Banorët tregojnë se gropat e shumta të krijuara përgjatë pothuajse gjithë aksit e vështirësojnë së tepërmi lëvizjen e tyre.
Banorët shprehen se pavarësisht shqetësimeve të ngritura ndër vite, institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për përmirësimin e infrastrukturës.
Qindra familje në fshatin Grudë e Re të njësisë administrative Rrrethina në Shkodër presin që institucionet përgjegjëse të kujtohen për ta, pasi kanë më shumë se 30 vite që vuajnë mungesën e infrastrukturës.