
Bashkia e Shkodrës vijon rehabilitimin e qendrave të fshatrave në territorin e vet. Projekti i radhës është ai i fshatit Grudë e Re në njësinë administrative Rrethina, ku ka përfunduar rikonstruksioni i rrugëve “Kalimtari” dhe “Shkolla e Re”.
Projekti me vlerë 8.3 milion lekë me të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, përmirëson ndjeshëm lëvizshmërinë në një aks 360 metër linear, ku janë asfaltuar 1600 m2 siperfaqe, janë ndërtuar 360 m2 trotuare, 350 ml kanalizime të ujrave të bardha si dhe sinjalistika vertikale e horizontale e duhur.