Në fshatin Grudë e Re në njësinë Rrethina prej shtatë vitesh dhjetëra familje nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Banorët atje tregojnë se furnizimi me ujë ishte një premtim I pambajtur I qeverisë, ndërkohë që ditët e sotme u duhet ta blejnë apo të kërkojnë tek të afërmit pasi asnjë pikë ujë nuk mbërrin në çezmat e tyre.

Nga ana tjetër, banorët tregojnë se kanë zgjedhur të mos votojnë për asnjë nga partitë në zgjedhjet e ardhshme për aq kohë sa nuk investohet në zonën ku banojnë.

Disa familje në këtë zonë furnizohen nga uji I puseve, por që ka rezultuar me përmbajtje të sustancave të dëmshme. Në këtë gjendje ndodhen një numër i konsiderueshëm zonash në Shkodër. Disa banorët e Grudës së Re kanë investuar në blerjen e filtrave që sado pak të jenë të mbrojtur nga sëmundje të ndryshme.

Artikulli paraprakINFO PLUS – 11.11.2020
Artikulli tjetërKUÇ, 30 VITE PA INVESTIM NË RRJETIN ELEKTRIK