
Ka nisur prej disa ditësh puna për rikonstruksionin e plotë të rrugës “Pjerushi” në fshatin Grudë e Re, pjesë e njësisë administrative Rrethina. Ndërhyrja e nisur synon të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore të zonës, duke lehtësuar qarkullimin e përditshëm të automjeteve dhe këmbësorëve.
Ky investim pritet t’u shërbejë drejtpërdrejt dhjetëra familjeve të zonës, të cilat prej kohësh përballeshin me vështirësi në lëvizje, sidomos gjatë stinës së dimrit.
Punimet po ecin me ritme të shpejta dhe pritet të mbyllen brenda afateve të parashikuara, duke i kthyer këtij komuniteti një aks rrugor me të gjitha standardet e duhura urbane.
https://youtu.be/QxBB90IToc0






