Nga specialistët e Sektorit të Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– Pashko Mbrapeshtia, vjeç 26, banues në Fshatin Grude Re, Bashkia Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë, në oborrin e banesës tij ishte i parkuar mjeti tip Ford me targe AA 675 HK në pronësi të tij, në bagazhin e të cilit i është gjetur dhe sekuestruar 7 (shtatë) kilogram lënde narkotike mariuanë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale “Prodhim e shitje të lëndeve narkotike”, neni 283 të Kodit Penal.