Qendra shëndetësore në fshatin Kçar i Poshtëm në njësinë administrative Gruemirë, pjesë e bashkisë Malësi e Madhe, është drejt shkatërrimit.

Kjo pasi godina e ndërtuar rreth 15 vite më parë nuk është vënë asnjëherë në funskion të banorëve, ndërsa këta të fundit bëjnë thirrje për rikonstruktim dhe ofrim të shërbimeve të detyrueshme. Një situatë e tillë është e njëjtë edhe në shumë fshatra të tjerë të Malësisë së Madhe. Këto godina janë ndërtuar kryesisht nga donacionet e organizatave jofitimprurëse shqiptare apo të huaja, megjithatë askush nuk është kujdesur për ofrimin e shërbimeve duke emëruar mjekë apo infermierë në shërbim të komunitetit.