Shkon në 24 grupi i personave të cilët kanë lidhje me kultivimin e bimëve narkotike kryesisht në njësinë Pult të Dukagjinit.

Para pak ditësh forcat e policisë në një aksion blic arrestuan 18 shtetas në total që të gjithë nga njësia Pult e Dukagjinit por banues në zona të ndryshme të Shkodrës. Përveç 18 të arrestuareve burime pranë policisë vendore të Shkodrës bëjnë me dije se janë edhe 6 të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim pasi dyshohen se kanë lidhje me pjesën tjetër e të arrestuarve që akuzohen si kultivues të bimëve narkotike. Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se edhe shtetasit e shpallur në kërkim janë nga njësia Pult dhe banues në pjesë të ndryshme të Shkodrës. Ende nuk është arritur që të bëhet arrestimi i tyre dhe po punohet për kapjen dhe vënien përpara drejtësisë. Policia dhe prokuroria kanë arritur që të shkojnë tek emrat e këtyre 6 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim pas përgjimeve dhe hetimeve që janë bërë për më shumë se një vit. Nga 18 të arrestuar gjykata e Shkodrë në vlerësim të masës së sigurisë, 10 prej tyre i la në “arrest me burg” ndërsa për 8 të tjerë lehtësoi masën e sigurisë në “arrest shtëpie” me mbikqyrje elektronike. Në “arrest me burg” mbetën kryepleqtë në Dukagjin Dritan Lisi, Gjin Lushi, efektivi i FNSH që punonte si shofer Ardian Loci dhe shtetasit Nikolin Bashi, Mentor Bungaja, vëllezërit Emiljan e Rinaldi Qeftaj, Gjon Ndresaj, Fatmir Ara dhe Dedë Koçeku, ky i fundit i dënuar më parë me 18.5 gjysëm burg për një vrasje në vitin 1995. 8 shtetasit e tjerë që u liruan në “arrest shtëpie” me mbikqyrje elektronike janë: Mark Bashi, Benard Bungaja, Gjin Çakaj, Ndok Bregu, Ndoc Papshaj, Llesh Qeftaj, Nikë Qeftaj dhe Gjovalin Gravila. Të gjithë këta shtetas bashkë me 6 të tjerë të shpallur në kërkim kanë lidhje familjare, janë të afërm mes tyre dhe kanë njohje të mëparshme, kjo sipas prokurorisë e verifikuar nga përgjimet e bëra që para një viti.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakARRSH SHPALL FITUESIT PER RRUGËT E VERIUT
Artikulli tjetër“3 HERONJTË”, VIJON AMORTIZIMI I RRUGËVE DYTËSORE