Në mbledhjen e mbyllur të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, disa deputetë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit për bojkotin e reformave zgjedhore dhe territoriale.

Mes deputetëve që kanë kërkuar pjesëmarrjen në komisionet përkatëse janë Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu, Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa, Tritan Shehu, Bledi Himçi, Enno Bozdo, Luan Baçi dhe Arjan Ndoja. Ata kanë argumentuar se pjesëmarrja në proceset e reformës është e nevojshme.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili udhëheq mbledhjen, është shprehur se vendimi përfundimtar lidhur me bojkotin e reformave do të merret nga Kryesia e partisë, duke lënë të hapur diskutimin brenda radhëve të deputetëve.

Artikulli paraprakVIHET NË PRANGA 1 SHTETAS I SHPALLUR NË KËRKIM
Artikulli tjetërBOÇI: DO TË MARRIM PJESË NË KOMISIONE, POR VENDIMET DUHET TË JETË ME KONSENSUS