Komisioni i Rithemelimit të PD mesditën e sotme ka mbërritur sërish në selinë e PD, por ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka qenë i pranishëm. Belind Këlliçi një nga anëtarët e komisionit, i ka njoftuar kryetarit të Partisë Demokratike, shkarkimin nga detyra dhe i ka kërkuar që të lirojë zyrën.

‘Letra depozitohet sot zyrtarisht në seli dhe trupës diplomatike në Shqipëri. Kuvendi Kombëtar shkarkoi Bashën, u ratifikua me referendum. Shkarkimi i Lulzim Bashës si kryetar do i njoftohet dhe ambasadorëve. Liro ambientet deri në datën 5 janar ’- tha Këlliçi.

Të pranishëm ishin Flamur Noka, Çlirim Gjata, Klevis Balliu, Floriana Garo, Tritan Shehu, Flamur Baçi, Bujar Nishani, Gent Strazimiri, Voltana Ademi, Albana Vokshi.

Artikulli paraprakSKANDALI I NXJERRJES SË PAGAVE, RAMA KËRKON NDJESË
Artikulli tjetërSKANDALI/ KUSH ËSHTË “MOZA” E TATIMEVE QË NXORRI TË DHËNAT E PAGAVE DHE PSE NUK NDALOHET NGA POLICIA