Grupi parlamentar i PD vendos të bojkotojë Kuvendin, jo grevë urie

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi sot të bojkotojë Kuvendin. Ndërkohë, PD vendosi gjithashtu se nuk do të ketë grevë urie në çadrën e ngritur para Kryeministrisë. Gjatë mbledhjes së deputetëve mesditën e kësaj të diele, kryetari Basha ka deklaruar se opozita s’do tërhiqet nga kërkesat e saj për qeveri teknike kjo si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 qershor.