Grupi PD vendos: Jo bojkot, intensifikim i luftës në parlament

Mbledhja e Grupit Parlamentar PD ka vendosur për mbeshtetje të plotë për votimin elektronik dhe kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Grupi vendosi ti thotë jo bojotit dhe të intensifikojë luftën parlamentare në mbështetje të platformës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kundër bojkotit të Parlamentit ishin deputetet Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli. Bregu: Jo 22 parti po 52 të jenë aleatët tanë, barra është e jona. A jemi të sigurt se jemi në gjendje për protesta? Une nuk jam për të dalë nga Parlamenti. Berisha: Sot i gjithë territori është me banda të ministrave dhe deputetëve. Opozita të përdorë gjithë potencialin për zgjedhje të lira. Mision ynë të rikthejmë besimin në zgjedhjet e lira e të ndershme. Skizofreni në të gjitha mediat, rama hoqi mediat që kishte bezdi. Sakrifikuam 6 muaj për dekriminalizimin, por ia dolëm. Ndërsa deputeti Genc Ruli hodhi një tjetër propozim, mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve. Ruli: “Për të arritur zgjedhje normale ja vlen të shtyhet data e zgjedhjeve” Ndërsa deputeti Aldo Bumçi ka deklaruar se nëse niset aksioni, duhet të përfundohet. Bumçi: “Duhet të përgatisim variantin tonë, të kemi kujdes në vendimmarrje” Nënkryetari i Parlamentit, Edmond Spaho ka propozuar që të bëjnë presion duke dalë nga parlamenti. Ndërsa Bregu tha se përgjegjësia është e PD Spaho: Të dalim nga parlamenti për presion, kemi memorandum me 22 parti Në mbledhjen e me deputetët, kreu i PD, Lulzim Basha informoi mbi takimin me aleatët.