Ata terrorizonin vende të tëra duke sulmuar shtëpitë dhe dyqanet.

 

Vidhnin gjithçka, sidomos gjatë natës; para, bizhuteri, orë të shtrenjte, syze dielli, stoli, instrumente muzikore, motosharra, rroba, paketa cigare e madhe edhe të brendshme. Por grupi tashmë është çmontuar; tre hajdutë shqiptarë janë arrestuar nga policia në Chieti, ndërsa në kërkim është një i katërt. “Ilmessaggero” jep detaje të tjera rreth të arrestuar pak ditë më parë, përkatësisht Ervis Osmani, 34 vjeç, Artur Gega (19) dhe Alfons Bushi (36-vjeç), të gjithë të pastrehë në vendin fqinj.

Të paktën 7 vjedhje rëndojnë deri më tani mbi ta të kryera në Torrevecchia Chieti, Ortona, Crecchio dhe Arielli. Ata konsiderohen shumë të rrezikshëm dhe njëri prej tyre ka edhe precedentë të mëparshëm në plaçkitje. Hetimet ndaj tyre nisën më 3 nëntor pas një serie vjedhjesh të kryera, ndërsa u zbuluan me mallra të grabitura me vlerë prej 20 mijë euro. Policia u gjetën edhe sende të tjera të mbushura me monedha të çmuara prej 1 dhe 2 euro, steka cigaresh, si dhe një total prej 2 mijë eurosh. Ata përshkruhen nga hetuesit si “shumë të zgjuar dhe të aftë për të lëvizur vazhdimisht nga një vend në një vend tjetër”.

Artikulli paraprakDY AKSIDENTE, MAKINA PËRPLAS BIÇIKLETËN, AKSIDENTI ME MOTOR I MERR JETEN DREJTUESIT
Artikulli tjetërVIDHNIN ENERGJINË ELEKTRIKE PROCEDOHEN TRE BIZNESE