Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar sot në seancën plenare thirrjen e Ministrit të Brendshëm për sqarime lidhur me situatën e krijuar para SPAK dhe GJKKO gjatë seancës për masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt.

Sipas Bardhit, ministri dezinformoi publikun duke pretenduar se policia nuk kishte dijeni për tubimin e organizuar para institucioneve të drejtësisë. “SPAK dhe GJKKO kanë konfirmuar se kishin njoftuar policinë për cenimin e ambienteve, por ajo refuzoi të ndërhynte,” tha Bardhi.

Deputeti demokrat e cilësoi sjelljen e policisë si një “grusht shteti ekzekutiv ndaj pushtetit gjyqësor” dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se po dërgon mesazhe kërcënuese ndaj drejtësisë. “Punonjës bashkie dhe policë bashkiakë të armatosur ishin në tubim për t’i bërë presion gjyqtarëve dhe prokurorëve,” theksoi ai.

Opozita kërkon sqarime nga qeveria dhe garantimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë përballë çdo forme presioni politik.

Artikulli paraprak“PO U DHATË VOTËN, DO SHKRIJNË SPAK-UN”, RAMA I PËRGJIGJET KOMENTUESIT, MESAZH OPOZITËS: NUK KENI Ç’I BËNI! NGA 60 MINISTRA TË PS, VETËM 2 JANË TË DËNUAR
Artikulli tjetërREAGON PËR HERË TË PARË AJOLA XOXA: E VËRTETA PËR FUSTANET DHE BIZHUTË 800 MIJË EURO