Policia lokale thotë se në pranga ka përfunduar 36-vjeçari Orvel Hebeja. Ai ka masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, që ka dhëne Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, si edhe ka goditur me grushte për motive të dobëta një 28-vjeçare.

Por Orvel Hebeja nuk është një emër i panjohur. Biznesmeni i gazit, tentoi të trafikonte në vitin 2014, 60 kg heroinë nga Turqia Si u arrestua Orvel Hebeja Hebeja ishte porositësi i sasisë prej 59 kilogramësh heroinë e sekuestruar në janar të vitit 2014 nga autoritetet turke, në kufi me Greqinë, njofton GSH. Policia turke arrestoi shoferin e kamionit me të cilin po transportohej lënda narkotike, e cila ishte fshehur në disa filtra që përdoren për automjetet e që ishin për llogari të biznesmenit fierak.

Hetimi ndaj këtij shtetasi nisi pas informacioneve që mbërritën në Prokurorinë shqiptare nga ana e autoriteteve turke.