MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 29: Pep Guardiola, Manager of Manchester City looks on during the Premier League match between Manchester City and Sheffield United at Etihad Stadium on December 29, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Mauricio Pochettino dhe Brendan Rodgers janë kandidatët kryesorë për të marë drejtimin e Manchester City nëse Pep Guardiola vendos të largohet në verë.

City ka marrë një pezullim prej dy sezonesh nga Champions League pasi UEFA i gjeti ata fajtorë të shkeljes së rregullave të Fair Play Financiar. Kjo i ka çuar në krizë kampionët e Premier League me lojtarët që u thirrën në një mbledhje të jashtëzakonshme këtë të shtunë ku klubi u kërkoi të ishin të qetë për të ardhmen.

Një eksod i stafit teknik është mëse i pritshëm në fund të sezonit. Ka dyshime se edhe drejtuesit më të lartë të klubit mund të mendojnë largimin. Dihet që Guardiola kërkon me ngulm të fitojë trofeun e Champions League sërish dhe mund të kërkojë mundësinë me një klub tjetër.

Sipas mediave britanike Pochetino dhe Rodgers, janë dy kandidatët në listën e klubit nëse Guardiola vendos largimin. Pochettino është i papunë aktualisht ndërsa Rodgers së fundmi rinovoi për një kohë të gjatë me Leicester.

Artikulli paraprakSOT KOSOVA FESTON 12 VJETORIN E PAVARËSISË, SI PROTESTONIN SHQIPTARËT NË 1912 KUNDËR BURGOSJES
Artikulli tjetërELTON JOHN HUMB ZËRIN NË KONCERT PËR SHKAK TË PNEUMONISË, ME LOT NË SY I KËRKON FALJE TURMËS