Ishte pikërisht qyteti i Shkodres vendtakimi i rradhës i cili ka ulur në një tryezë të rrumbullakët bizneset e këtij qarku, me iniciativë dhe në kujdesin e veçantë të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.

Takimi ka pasur për qëllim rritjen e sensibilizimit dhe shpërndarjes së informacionit me interes për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, si dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet agjencisë dhe sipërmarrjeve partnere.Daniel Guçe, Drejtor i Departamentit SME&Eksporte pranë AIDA-s .shprehet se Shkodra ka potencial per zhillimin e biznesit ndersa nenvizon se lufta ndaj informalitetit e quan nje perceptim te gabuar sesa sesa fakte.Perfaqesuesja e Ministrise se Ekonomise Evisi Kopliku tha se Shqiperia ka firmosur nje program ne fillim te ketij viti qe mbeshtet sme-te nepermjet kater shtyllave.Përmirësimi i shkëmbimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Italisë dhe inserimi i kompanive italiane në tregun shqiptar janë në qendër të programit të përbashkët midis qeverive të të dyja vendeve.Nëpërmjet këtij programi italo-shqiptar, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë një mundësi më tepër për kredimarrje nga bankat dhe për të zhvilluar afirmimin e tyre profesional. Në konferencën e përbashkët midis Ambasadës italiane dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik janë nënvizuar disa nga aspektet më të rëndësishme për të favorizuar këtë shkëmbim ekonomik.