Mungesa e infrastrukturës rrugore është ndër problemet më shqetësuese për banorët në fshatin Guci e Re, të njësisë administrative Rrethina të bashkisë Shkodër.

Pavarësisht vështirësive që banorët hasin çdo ditë sidomos gjatë stinës së dimrit kur ka reshje shiu , institucionet përkatëse nuk kanë marrë asnjë masë për të ndërhyrë. Banorët thonë se deri më tani kanë marrë vetëm premtime gjatë fushatave elektorale .

Rinkonstruksioni i këtij segementi është i nevojshmë ndaj banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që t’i japin zgjidhje problemit të tyre.

Infrastruktura e dobët në këtë segment në fshatin Guci e Re është ngritur si problem disa herë nga banorët e zonës, por prej vitesh duket se kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.