Paraditen e sotme në fshatin Guri i Zi, rreth orës 11:00, 40-vjeçari P. P., banues në fshatin Juban ka goditur me mjete të forta në kokë 54-vjeçarin I. D., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për arrestimin e autorit të ngjarjes dhe zbardhje e shkaqeve të këtij konflikti. Sipas burimeve mësohet se konflikti ka qenë për shkak të konkurencës sepse i plagosuri dhe autori ishin tregtarë peshku dhe gjithcka ka nisur pas nje debati për vendin e tregtimit. Informacion Paraprak Më datë 30.01.2018, rreth orës 11:10, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Guri Zi, Shkodër, ka ndodhur një konflikt.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se shtetasi P. P. 40 vjeç, banues në fshatin Juban, Shkodër, ka goditur me mjete të forta në kokë, shtetasin I. D. 54 vjeç, banues në fshatin Guri Zi, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e autorit të kësaj ngjarje Po kryhen veprimt me grup hertimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprak“KRYQËZIMI I VDEKJES” 1 VDEKUR 4 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërQYTETARËT E SHKODRËS, MBIFATUROHEN NGA OSHEE