Infrastruktura rrugore vijon të jetë një problematikë e theksuar në zonat rurale .I tillë është segmenti rrugor në njësinë administrative Gur I Zi ku e gjithë rruga përveçse ndodhet në gjendje të amortizur,mban edhe ujërat e zeza të cilat derdhen përgjatë saj .

Kryeplaku I asaj zone Tonin Rroku shprehet se në të nuk është ndërhyrë asnjëherë edhe pse është premtuar gjatë fushatave elektorale.

Ndërkohë shqetsimin më të madh e shprehin banorët e zonës të cilët ju duhet të përballen me gropat dhe në sezonin e verës me pluhurin dhe me erën e keqe të ujërave të zeza.

Kjo rrugë sipas banorëve lidh katër lagje e për më tepër është përdorur për të dalë më shpejt në zonën e Shllakut. Por megjithatë ende nuk ka njohur asnjë investim.