Në njësinë Gur I Zi në muajt e fundit ka patur një rritje të numrit të aplikantëve për përfitimin e ndihmës ekonomike. Administratori Pjerin Marku ngre këtë shqetësim teksa tregon se pavarësisht rritjes së numrit të aplikantëve, nuk ka një rritje të përfituesve të ndihmës ekonomike.

Administratori Marku shton se aplikantët janë të kategorive të ndryshme, ku nuk mungojnë as familjet e kthyera nga emigrimi të cilat tashmë jetojnë pa përkrahje ekonomike.

Në këtë njësi po punohet për mundësinë e punësimit të anëtarëve të familjeve në nevojë në programet e bashkisë Shkodër dhe GIZ Albania.