100 hektarë toka janë përfshirë nga uji në Njësinë Administrative Gur i Zi, ndërsa të paktën 6 stalla bagëtish janë përmbytur.

Më problematike paraqitet situata në fshatin Kuç, ku si pasojë e shkarkimeve në kaskadën e Drinit si dhe dëmtimit të argjinaturës mbrojtëse, përmbytjet kanë filluar që në orët e para të mëngjesit. Hyrja në disa Lagje të fshatit Kuç është e pamundur, ndërsa banorët bëjnë me dije se se qindra shtëpi janë bllokuar si pasojë e prezencës së lartë të ujit në oborre. Fëmijët kanë braktisur procesin mësimor si pasojë e pamundësisë për të shkuar në shkollë. Aktualisgt rrezikohen edhe rrugët hyrëse në fshat, pasi niveli i ujit është gjithnjë në rritje.