Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet paralamentare të 25 prillit, por në njësinë administrative Gur I Zi duket se ka disa probleme sa I takon listave zgjedhore. Administratori Pjerin Marku ka bërë të ditur se si shkak I problemeve ndër vite me sistemin e adresave, vihet re një mospërputhje e zonës së banimit me qendrën e votimit të përcaktuar deri më tani.

Si pasojë, në njësinë administrative kanë mbërritur disa ankesa në lidhje me këtë çështje.
Administratori Marku shton se një tjetër problem janë edhe qendrat e votimit të cilat kanë më pak se 300 votues, të cilat në përputhje me ligjin do të bashkohen me një qendër tjetër të fshatit më të afërt për të plotësuar numrin.

Herë pas herë në ambjentet e njësisë administrative afishohen listat zgjedhore për banorët e kësaj njësie. Ndërkohë që kanë mbetur vetëm tre muaj deri në ditën e zgjedhjeve, duket se problemet e krijuara do të ngadalësojnë deri diku ritmin e punës.