Ligji I ri i sistemit të adresave nuk është vlerësuar maksimalisht nga kryetari i njësisë administrative Gur i Zi Pjerin Marku. Sipas tij, ky sistem ka krijuar një handikap të madh në plotësimin e dokumentacionit të banorëve për shpërnguljen e tyre nga një njësi administrative në tjetrën.
Dokumenti i pronësisë, të cilin shumë banorë nuk e disponojnë është kusht për të përfunduar procesin e pashaportizimit bën të ditur administratori. Kjo gjë ka bërë që të krijohen shumë porblematika të tjera në procesin e legalizimit.
Marku shton se si shkak sistemit të ri të adresave shumë banorëve të njësisë Gur i Zi i është mohuar e drejta e pashaportizimit.
Prej shumë vitesh, si shkak i lëvizjeve të shumta migratore në këtë zonë, ka patur probleme me sistemin e adresave, një problem ky I cili duket se nuk do të marrë zgjidhje për disa kohë