“Kabineti i ri qeveritar i Partisë Demokratike do të dëmshpërblejë banorët e përmbytur të Nën-Shkodrës brenda këtij viti”.

Kjo është deklarata e kryesuesit të listës së PD-së në qarkun Shkodër, i cili premtoi angazhim maksimal dhe zhdëmtim të banesave deri në qindarkën e fundit. Gjatë hapjes së fushatës elektorale në Shkodër kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi falje që qeverisja e PD-së nuk përfundoi dëmshpërblimin e plotë të përmbytjeve. Ai deklaroi se fatura për Nën-Shkodrën, për tokat bujqësore edhe shtëpitë e banimit, do të shlyhet e plotë brenda vitit 2017.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBUSHATI: PARTIZA TË VOGLA BËJNË BIZNES
Artikulli tjetërBUSHATI: BASHKIA NË FUSHATËN E PD