Ka zgjedhur pasditën si pjesën më të mirë të ditës për t’i gjetur të gjithë shkodranët e mbledhur në pedonalen “Kolë Idromeno”.

Kryesuesi i listës së Partisë Demokratike në Shkodër, Romeo Gurakuqi, zhvilloi një ecje përgjatë kësaj zone duke u takuar me qytetaret për t’u kërkuar votëbesimin e tyre në 25 qershor. Duke e theksuar disa herë që është pjesë e listës “Basha”, Gurakuqi prezantoi shkurtimisht programin e PD-së duke thënë se kjo është zgjidhja që i duhet gjendjes aktuale të Shqipërisë.

Itinerari i këtij takimi nisi tek vendi i quajtur “Dugajt e reja” dhe përfundoi në sheshin “Nënë Tereza”. Takimet të tilla do të jenë të përditshme nga të gjithë kandidatët deri me 25 qershor, atehërë kur shkodranët do të vendosin me votën e tyre se kë do të dërgojnë në parlamentin shqiptar për katër vitet e ardhshme.