Kandidatët e Partisë Demokratike Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku dhe Denis Fani, shoqëruar nga deputetja aktuale Irma Kopliku dhe anëtarë të partisë takuan banorët e lagjeve Bahçallëk dhe “Mark Lula” në Shkodër, të cilët shprehën problematikat e tyre, kryesisht për faturat e larta të energjisë elektrike, sistemin arsimor dhe emigrimin e të rinjve.

Kandidati Romeo Gurakuqi premtoi mbështetje për shtresën e mesme, biznesin e vogël, pension minimal 25000 lekë të reja dhe rikthimin e fashës prej 300kw me qëllim uljen e tarifave familjare sa i përket konsumit të energjisë elektrike. Sipas Gurakuqit, gjatë këtyre 4 viteve Shkodra në mënyrë diskriminuese nuk është përfshirë nga investimet e qeverisë. Krahas takimeve në Bahçallëk, kandidatët morën mbështetje masive edhe gjatë takimeve në lagjen “Mark Lula”.