Gjatë takimeve në zonën e njohur si “Mahalla e Çakajve” në lagjen “Tom Kola” të Shkodrës, kandidati i Partisë Demokratike Romeo Gurakuqi u përcolli qytetarëve mesazhin e votës së lirë e të pandikuar më 25 qershor.

Banorët nga ana tjetër shprehën mbështetje maksimale për programin e Partisë Demokratike. Sipas kandidatit Gurakuqi, PD synon të ringrisë përsëri ekonominë shqiptare. Integrimi Evropian dhe siguria mbeten gjithashtu dy elemente ku Partia Demokratike është përqendruar.