Gjatë takimeve të zhvilluara me qytetarët dhe pronarët e bizneseve në lagjen Xhabije të Shkodrës, kryesuesi i listës së Partisë Dmeokratike Romeo Gurakuqi premtoi se kabineti i ri qeveritar i PD-së do t’i hapë rrugë konkurrencës së lirë.

Gjatë takimeve, kandidatët Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Denis Fani shoqëruar edhe nga deputetja aktuale Irma Kopliku, morën mbështetje qytetare për programin që ka paraqitur PD. Ndërkaq mbifaturimet e energjisë elektrike mbeten shqetësimi kryesor i qytetarëve. Pas 4 viteve lënie në harresë totale nga ana e qeverisë, kandidati Gurakuqi premtoi se Shkodra do të marrë investimet e merituara nga buxheti i shtetit.

Partia Demokratike ka dalë në këtë fushatë elektorale me një program që mbështet zhvillimin ekonomik. Për bizneset është premtuar ulja e TVSH-së si dhe ulja e taksës së sheshte në 9%, për 10 000 studentë të sapodiplomuar do të ketë stazhe të paguara për një vit, ndërsa pikë tjetër e fortë në të cilën mbështetet PD është premtimi për pension minimal 25000 lekë.

Artikulli paraprakBUSHATI DHE MESI SULMOJNË KRYEBASHKIAKEN ADEMI
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA MERR MBËSHTETJEN E BANORËVE