Takimin e radhës në kuadër të fushatës elektorale, kandidati i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi, e zhvilloi me gratë e lagjes “Ndoc Mazi” në Shkodër.

Me praninë e kryebashkiakes, Voltana Ademi, deputetes Irma Kopliku, nënkryetares së FRPD-së Benardeta Syku dhe kandidates Izmira Ulqinaku, kryesuesi i listës për Shkodrën kërkoi mbështetjen e grave shkodrane për Partinë Demokratike në 25 qershor.

Kryebashkiakja, Voltana Ademi duke renditur disa prej investimeve të bashkisë, tha se Rama në 4 vite nuk dha fonde për Shkodrën.

Nënkryetarja e FRPD-së, Benardeta Syku, kërkoi mbështetje nga zonjat shkodrane. Gjatë këtij takimi gjithashtu u premtua se Partia Demokratike do të punojë për fuqizimin e rolit të gruas në shoqërinë shqiptare.