Për kryesuesin e listës së Partisë Demokratike në qarkun Shkodër Romeo Gurakuqin, takimi i kryetarit të opozitës Lulzim Basha me presidentin e shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump është siguri dhe shenjë e qartë e mbështetjes së SHBA-ve për kabinetin e ri qeveritar të PD-së.

Gurakuqi u bëri thirrje edhe emigrantëve që të votojnë Partinë Demokratike. Banorët dhe drejtuesit e bizneseve në rrugët Marin Biçikemi dhe Lodovik Saraçi të lagjes Perlat Rexhepi ofruan mbështetje maksimale për kryesuesin e listës së Shkodrës. Gurakuqi foli edhe për ankesat e shumta që kanë qytetarët për faturat e energjisë elektrike, papunësinë dhe pensionet e ulëta. Me ardhjen republikës së re tha ai këto probleme do të marrin zgjidhje.