Keshilli i ri bashkiak i dale pas zgjedhjeve lokale te 21 qershorit do te perballet me nje sere sfidash te cilat presin qe te marrin zgjidhje gjate zhvillimit te mbledhjeve te ardhshme.Si perfaqesues i ish te perndjekurve politike ne listen e Partise Demokratike qendron Filip Guraziu i cili nenvizon detyrat e vecanta qe e presin gjate ketij mandati 4-vjecar.

Guraziu informon se ne baze te marreveshjes me partine demokratike kerkesat e te persekutuarve jane te perqendruara ne dy drejtime.Pervec anes ekonomike per te persekutuarit problem mbetet informacioni i brezit te ri mbi vitet e komunizmit ndaj z.Guraziu thekson se ne te ardhmen do te realizohen nje sere aktivitetesh informuese me te rijnte e qytetit te Shkodres.Mbeshtetja ekonomike mbi ceshtjen e punesimit dhe banesave sociale do te vije permes merites.Fillip Guraziu ishte i pari ne listen e anetareve per Keshill Bashkiak tek Partia Demokratike, pare kjo si shenje e qarte e perkrahjes per kete shtrese dhe tregues se kryetarja e re Voltana Ademi do te kete nje vemendje te vecante per ish te perndjekurit politike gjate mandatit te saj 4-vjecar.