Ndeshja e Vllaznisë me Kukësin ka lënë një shije të keqe tek të gjithë tifozët shkodranë aq më tepër që goli i parë u shënua pikërisht nga sulmuesi shkodran Sindri Guri. Pas përfundimit të këtij takimi për mediat ai u shpreh i lumtur që shënoi por edhe keqardhje për Vllazninë. Ajo që ra në sy pas golit të tij ishte reagimi i tifozëve në stadium pas shënimit të këtij goli nga Guri ku të gjithë e duartrokitën për sulmuesin duke treguar qytetarinë shkodrane.

Ndërkohë si një nga temat shumë të diskutuara sëfundimi në Shkodër është edhe që shumë futbollistë të Akademisë së Vllaznisë po largohen duke mos i bërë pjesë në ekipin e parë dhe Sindri Guri i pyetur rreth kësaj teme shprehet. Sindri Guri kohë më parë ka shënuar me fanellën kuqeblu në moshë më të re por tashmë është duke vazhduar karrierën e tij futbollistike tashmë me skuadrën e Kukësit.

Artikulli paraprakGJOKA: E DI QË DONI PIKËT POR ÇDO GJË NË KOHËN E VET
Artikulli tjetërSHKODRA NË PROTESTËN E OPOZITËS