Ky është Arben Peshku, një fermer nga fshati Kuç i njësisë Guri i Zi i cili është dëmtuar rëndë nga breshëri i rënë në Shkodër. Ashtu si shumë të tjerë, fermeri nga Kuçi ka shpenzuar para për të mbjellë disa kultura të ndryshme me qëllim që këtë sezon të siguronte pak para për familjen e tij por i gjithë investimi i ka shkuar dëm.

Janë rreth 1 milion e 400 mijë lekë të vjetër në total që Arbeni i ka hedhur në tokën e tij të cilat breshëri i shkatërroi.

Fermeri thotë se ai dhe familja e tij të vetmet të ardhura i kanë nga bujqësia por ky vit tashmë do të jetë i vështirë pas kësaj që ndodhi për shkak se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm.

Ashtu si fermeri Arben Peshku në Gurin e Zi por edhe shumë njësi të tjera administrative të bashkisë Shkodër dëmet e shkaktuara janë të mëdha.

Fermerët ishin bërë gati që edhe pak të merrnin prodhimet e para dhe t’i nxirrnin në treg për të patur pak të ardhura por kjo nuk do të ndodh pasi tokat pësuan këtë dëm të madh nga breshëri i pazakontë.

Artikulli paraprakE PAZAKONTË, BRESHËRI MBULON LAGJET E SHKODRËS
Artikulli tjetërSHKODËR, QYTETI PAS “BRESHËRIT APOKALIPTIK”