
Trashëgimia kulturore dhe folklorike e trevës së Kurbinit u prezantua në Lezhë përmes një koncerti të ansamblit popullor të kësaj zone. Të veshur me kostume tradicionale, nën tingujt e muzikës dhe valleve, artistët kurbinas u ngjitën në skenën e Pallatit të Kulturës, duke i dhuruar publikut një mbrëmje të veçantë.
Si një zonë me vlera të jashtëzakonshme kulturore dhe historike, artistët e Ansamblit “GURRA E KURBINIT” thonë se qëllimi i tyre është të mbajnë gjallë traditën dhe ta përcjellin atë tek brezi i ri.
Koncerti i ansamblit “GURRA E KURBINIT” në Lezhë zgjati rreth 90 minuta, duke PERCJELLE emocione për publikun, të cilët kishin mbushur sallën e Pallatit të Kulturës “Ded Ndue Lazri”.






