Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi thekson se referendumi i 9 prillit ishte një proces me shkelje të panumërta ligjore.

Duke shprehur qëndrimin e saj kundër dhe të deputetit Ben Blushi, Hafizi thekson se ata ishin alternativa refetrendare.Ne nje postim ne rrjetin social facebook hafizi shprehet: “Në Kodin Zgjedhor të Partisë, neni 55.6, si alternativë referendare ne kishim të drejtën e vëzhgimit të procesit. E kemi kërkuar që në ditën e parë, publikisht. Një ditë para referendumit, unë kam ndjekur gjithkund Komisionin Zgjedhor të Partisë Bashkia Shkodër, për t’i kërkuar akreditimin e vëzhguesve në 11 qendrat e votimit në këtë bashki. Komisioni është fshehur, është ndërruar në momentin e fundit, nuk më është përgjigjur. Për këtë kam dokumentim të plotë. Ne nuk na u dha mundësia të kemi vëzhgues, për të shënuar se cilët ishin pjesëmarrësit realë në procesin e votimit.” Për këtë arsye, ajo kërkon që t’u vihet në dispozicion fotokopja e të gjitha listave të pjesëmarrësve në procesin e votimit me nënshkrimin e votuesve të 385 qendrave të votimit në të gjithë vendin. Dhe kjo sipas deputetes, kërkohet për një arsye. “Me këto lista në dorë ne do shkojmë të kontaktojmë të gjithë socialistët shqiptarë, qytet më qytet e fshat më fshat, për t’iu treguar sesi emrat e tyre janë abuzuar dhe se sa i shëmtuar dhe i manipuluar ka qenë ky proces. Është detyra jonë morale para socialistëve dhe shqiptarëve! Kërkesën do ia parashtrojmë KZP, Komisionit Zgjedhor të Partisë, sapo ky komision të shpallë rezultatin e referendumit, kuti për kuti, ashtu siç e kërkon Kodi Zgjedhor i Partisë.”

Artikulli paraprakROMËT KËRKOJNË KUSHTE, BLLOKOJNË RRUGËN PRANË URËS SË BUNËS
Artikulli tjetërRRUGA E “MANDAVE” E AMORTIZUAR, UJËRAT E ZEZA NË SIPËRFAQE